Miroslav Lajçak thotë se me Albin Kurtin ka mirëkuptim që të ecet përpara në tri pikat e kërkuara nga BE-ja

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit dy orësh që ka pasur me kryeministrin, Albin Kurti. Në paraqitjen para mediave të martën në Prishtinë, ai ka thënë se ka mirëkuptim që të ecet përpara në tri pikat e kërkuara nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim. Emisari evropian ka thënë se BE i ka të gatshme masat edhe ndaj Serbisë nëse nuk ka progres në respektimin e kërkesave të BE-së. Lajçak, të martën ka qëndruar në Kosovë, në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës, ndërsa të sot do të qëndrojë në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …