Shënohet Dita Botërore e Akreditimit, ministri Veseli premton përmirësimin e infrastrukturës së cilësisë

Shënohet Dita Botërore e Akreditimit, ministri Veseli premton përmirësimin e infrastrukturës së cilësisë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, – Drejtoria e Akreditimit ka shënuar Ditën Botërore të Akreditimit me disa aktivitete. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi morri pjesë në tryezën e organizuar për nder të kësaj dite, ku theksoi rolin e akreditimin në përmirësimin e sigurisë ushqimore.“Unë si Ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në kuadër të politikave zhvillimore ekonomike, me theks të veçantë mbrojtjen e konsumatorëve, do të angazhohem për zhvillimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës së cilësisë, përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të Institucioneve relevante. Kompletimi i legjislacionit dhe harmonizimi me legjislacionin e BE-së, duke përforcuar mekanizmat implementues, do të jetë njëra nder objektivat e kabinetit tim”, tha Veseli. Për nder të kësaj dite, Ministri Veseli bashkë me kabinetin dhe stafin e Drejtorisë së Akreditimit kanë vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, ku janë pritur nga kryeshefi i këtij institucioni, Valdet Gjinovci.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …