Kuvendi Rinor i Prishtinës ka implementuar projektin “I riu si shofer”, i cili është përkrahur nga Komuna e Prishtinës

Kuvendi Rinor i Prishtinës ka implementuar projektin “I riu si shofer”, i cili është përkrahur nga Komuna e Prishtinës. Duke parë numrin e lartë të aksidenteve të trafikut (sidomos 2 vitet e fundit), është e nevojshme të dihen se cilët janë shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve të cilat në disa raste për fat të keq përfundojnë me fatalitet. Ka qenë mjaftë i nevojshëm një projekt i tillë në komunën e Prishtinës, përmes të cilit tentojmë të kthejmë vëmendjen e qytetarëve në parandalimin e aksidenteve rrugore. Projekti ka përfshirë një varg aktivitetesh të ndërlidhura me komunikacionin rrugor.

 

Në kuadër të projektit “I riu si shofer” është realizuar dhe publikuar videoja e cila përmban deklaratat e përfaqësuesve të Policisë  së Kosovës, përkatësisht nga Drejtori i Divisionit të Komunikacionit Rrugor. Po ashtu, janë përfshirë deklarimet nga stafi i emergjencës nga QKUK, ku janë treguar statistikat dhe përvojat e tyre profesionale me rastet e ndryshme të aksidenteve, me ҫ’rast përcillet mesazhi i tyre për pjesëmarrësit në komunikacion, si dhe videoja përmban rrëfimet ekskluzive nga familjarët e personave që janë prekur nga aksidentet rrugore. Ndër tjerash, në video është e përfshirë edhe ekspozita virtuale, e cila ka përmbajtur fotografitë e përzgjedhura nga aksidentet rrugore, që kanë karakter vetëdijësuses, me qëllim që të ngritet vetëdija e qytetarëve për parandalimin e aksidenteve të trafikut. Gjithashtu, projekti ka përfshirë realizimin e hulumtimit me procedurë të anketimit për të rinjtë që janë të pajisur me patentë shofer (mosha: nga 18 deri 26 vjeҫ), instruktorët si dhe ekzaminerët. Hulumtimi kishte për qëllim evidentimin e të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohen këto tri kategori të cilat janë të lidhura ngushtë me funksionimin e  komunikacionit rrugor, të dihen shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore, rrjedhimisht të jepen rekomandimet për institucionet përkatëse dhe për shoferët e rinjë. Rezultatet e  hulumtimit do të tregohen në konferencën përmbyllëse, në të cilën pjesëmarrësit kanë rastin të parashtrojnë pyetjet e tyre rreth të gjeturave të raportit dhe qëllimet e këtij projekti në tërësi. Shpalosja e rezultateve dhe ecurisë së projektit do të realizohet në formë virtuale, si pasojë e rrethanave aktuale me Covid-19. Detajet do të jenë publikuara edhe në faqën tonë zyrtare në rrjete sociale (Facebook)- Kuvendi Rinor i Prishtinës.

Konferenca  përmbyllëse mbahet të enjten, datë 11 Qershor, nga ora 15:00, përmes Google meet.

Folësit:

Altin Gashi- Përfaqësuesi i Kuvendit Rinor të Prishtinës;

Kosovare Sadiku- Autore e Raportit;

Fatlum Zeka – Autor i Raportit;

Fitim Rexha- Drejtor i Departamentit të Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës;

Fejzullah Mustafa- Drejtor i Departamentit të Sigurisë Rrugore, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Linku i eventit: https://www.facebook.com/events/295674674900965/

Stafi i Kuvendit Rinor të Prishtinës

 

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …