Shërohen 94 qytetarë nga virusi korona dhe konfirmohen 30 raste të reja

Shërohen 94 qytetarë nga virusi korona dhe konfirmohen 30 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës. Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671. Në total numri i rasteve aktive është 1.676

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …