Airport Adem Jashari
MIT
kek
mbpzhr 2018
Fillimi / Kultura / Shkëlqim Millaku: Dritë diellore – rrugëtim shekullor dhe jetësor për liri
Shkelqim Millaku

Shkëlqim Millaku: Dritë diellore – rrugëtim shekullor dhe jetësor për liri

Libri: “Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI” Prishtinë, 2018, nga autori Jakup Krasniqi ofron studime, mendime dhe shkrime krahasuese që janë mjaft interesante për simbolin e bashkimit të shqiptarëve, i cili simbol kombëtar, me emrin Skënderbe e kemi të njohur kombëtarisht dhe  ndërkombëtarisht për 550 vite. Simbol i rezistencës arbërore dhe i frymëzimit brez pas brezi për liri dhe çlirim.

Lexuesi i thelluar në shkencë dhe ai informativ në kohë mund ta kuptojnë që në fillim se bëhet fjalë për Skënderbeun, por autori në këtë monografi historike, bashkon shtyllat thelbësore: lindjen, zhvillimin dhe vdekjen e Skënderbeut, por në veçanti ndërton lidhshmërinë e konceptit të rezistencës çlirimtare nga Skënderbeu dhe deri të Adem Jashari. Kjo lidhje kronologjike nuk është e lehtë të mendohet, të përshkruhet dhe argumentohet as për Marin Barletin në atë kohë dhe as për Jakup Krasniqin në këtë kohë. Ky i fundit me një gjuhë dhe shkrim të shkathët ka arritur ta informon lexuesin dhe studiuesin se besëlidhja shqiptare, por edhe krahasimet kronologjike si nga autorët vendor, po ashtu edhe të huaj e kanë brumëzuar vlerën e librit të autorit në fjalë.

Autori, librin e ndan në disa kapituj, të cilët, për personazh kryesor kanë Skënderbeun ndryshe. Skënderbeun besëlidhës. Skënderbeun çlirues të Arbërisë. Skënderbeun frymëzues shekullor për liri. Skënderbeun e studiuar nga vendoret dhe ndërkombëtaret. Skënderbeu dhe porosia e tij deri të Adem Jashari. Skënder – Adem. Për këtë fundit, autori e lidhë dhe forcon peshën e rrugëtimit për liri. Thellësia e lidhshmërisë së mendimeve historike, akademike dhe diplomatik e fuqizon peshën e librit dhe si e tillë ka zë vend të botohet nga një institut serioz, siç është Instituti i Historisë në Prishtinë.

 Autori në vend të hyrjes ka dy studime të thukta dhe mesazhdhënëse. Në studimin e parë, e kemi kumtesë interesante që simbolizon dhe krahason “dritën diellore – rrugëtimin shekullor dhe jetësor për liri”.

Autori në këtë studim citon kontributdhënësit e kohës së Skënderbeut, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre, si në shkrimet e periudhës së humanizmit dhe të iluminizmit, po ashtu edhe në shkrimet studimore të ndryshme. Krahasimi dhe mesazhi i Frang Bardhit, Marin Barletit dhe i Besëlidhjes se Lezhës, e cila është mbajtur, më 2 mars 1444 e fuqizojnë kumtesën në fjalë. Përveç autorëve vendor, kumtesën e fuqizojnë edhe mendimet e autorëve të huaj, si: Ludvig Holberg (1684 – 1754), apo Stephan Yannowich dhe J.Kesler e ndonjë autorë tjetër. Madhështia e Skënderbeut dhe e librit në fjalë nga autori Krasniqi është shumë dimenzionale, mirëpo nga kumtesa e parë që është në libër, po i veçojmë katër pikat thelbësore:

    Porosia e Skënderbeut: “Lirinë nuk e jua solla unë, por atë e gjeta këtu”.

    “Ai ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori”. Të dy këto citime i kemi nga M. Barleti.

    Citat nga Stefan Zannoëich, f. 22 në librin e autorin Krasniqi kemi: “Kur të jeni në luftë, ju duhet ta udhëhiqni ushtrinë si gjeneral, kurse në betejë do të luftoni si ushtar”.

    Autori i librit, z. Krasniqi shkrimin e ka përmbyllur me një mendim mesazhdhënës: “Unë nga thëniet e urta e plot aktualitete të Skënderbeut ndiej ngrohtësinë e marr fuqi mendimi e veprimi, marr vullnet  të jashtëzakonshëm për lexim, studim e shkrim nga kjo shëmbëlltyrë njerëzore e njerëzi me energji diellore gjashtëshekullore që vjen nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu ynë i Madh”.

Nga kjo që është thënë që në kumtesën e parë, ende pa hyrë në kapitullin e parë, autori paralajmëron lexuesin se kemi një monografi serioze për ta lexuar dhe informuar për lidhshmërinë e asaj që quhet simbolikë diellore.

Kumtesa e dytë fillon me citimin e danezit Ludvig Holberg, i cili thotë: “Mund të thuhet për këtë burrë, se ai ishte heroi me i madh në histori, dhe askush, as në historinë e vjetër dhe as në atë të re, nuk mund të krahasohet me të”.

Dihet fakti se ka shumë autorë vendor dhe ndërkombëtar që kanë hulumtuar dhe folur për Skënderbeun, por në libri “Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI’’ gjejmë mjaft argumente frymëzuese për atë që quhet “çelësi i suksesit përmbajtjesor – rrugëtim i lirisë – çlirimi”.

Autori e ka konsideruar të arsyeshme për ta studiuar, analizuar dhe krahasuar në disa kapituj.

Në kapitullin e parë kemi: Fjala e Skënderbeut para kapedanëve dhe ushtarëve kryetrima të Arbërisë.

Në kapitullin e dytë është: Fjala e Skënderbeut para fisnikëve në Lezhë 2 mars 1444.

Në kapitullin e tretë: Gjergj Kastrioti Skënderbeu nëpër shekuj (1405 – 2018).

Kapitulli i katër: Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Kapitulli i pestë: Fjala e fundit e Skënderbeut sipas Marin Barletit.

Libri vazhdon me artikuj për Skënderbeun, të cilat e brumëzojnë dhe kompletojnë mendimin.

Shkrimet krahasuese për Skënderbeun dhe Adem Jasharit e kompletojnë lidhshmërinë kronologjike që nga viti 1405 dhe deri të publikimi i librit në fjalë.

Lexuesi kur do t’i lexon shkrimet dhe burimet referuese që i ka libri, pra monografia, atëherë do ta kupton rolin përmbajtjesor dhe mesazhdhënës që e ka kjo monografi shkencore.

 Mendimet e autorit të prezantuara në këtë libër janë përmbledhje idesh nga kontributi i tij jetësor si: intelektual, pedagog, diplomat, veprimtar nga fusha politiko-ushtarake etj. Ky është libri i katërmbëdhjetë i tij, dhe shumë nga këto libra dhe mendime janë të  shpërndara në bibliotekat kombëtare dhe ato ndërkombëtare në Europë e më gjerë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Akademikut nga Mali i Zi, Zuvdija Hoxhiq Berisha i është ndarë çmimi për veprën jetësore “TEUTA”

Akademikut nga Mali i Zi, Zuvdija Hoxhiq Berisha i është ndarë çmimi për veprën jetësore “TEUTA”

Ky çmim i është ndarë nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” në edicionin e 7-të ...