Skënder Krasniqi: Rritje ekonomike që e kemi në vendin tonë është më e vogël se një rritje prej 0.1 përqind

OAK: Bizneset e Kosovës po kalojnë nëpër probleme të mëdha

Problemet me lëndën e parë, çmimi i ulët pengesë për aplikim në tendere, mungesa e stafit profesional., vështirësi në procedurat e dhënies së lejeve të punës  dhe shumë çështje të tjera ishin qëllimi i takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës me bizneset.

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme priti në takim kompaninë In design, me përfaqësuese znj.Veronika Bajçinovci dhe  Prestige Media, me pronar z.Bedri Llapashtica.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi njoftoi bizneset për veprimtarinë e Odës së Afarizmit të Kosvës, avokimin në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, mbështjetjen e madhe që iu ofron bizneseve duke ndërmejtësuar në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ndërsa Veronika Bajçinovci prezantoi shërbimet që Indesign ofron e cila brenda saj operon me disa sektor si të tekstilit dhe printimit e shërbime të tjera dhe shpalosi problemet në të cilat po hasin si biznes, siq janë:

  1. Lirimi nga lënda e parë e tekstilit e cila nuk po konsiderohet si lëndë e parë nga Qeveria, dhe obligohen të paguajnë TVSH.
  1. Makinat prodhuese nuk po lirohen nga TVSH-ja dhe Dogana si rezultat i barrierave që i vendos me qëllim qeveria duke lozur me mosfutje të kodit tarifor.
  1. Mos lirimi i lëndës së parë për printime të ndryshme
  1. Çmimi i ulët është pengesë për aplikim në tendere ngaqë fitojnë kompanitë me çmim më të ulët dhe jo cilesor
  1. Mungesë e stafit profesional si rezultat i shkollave që nuk kanë kualitet në përputhje me kërkesen por japin vetëm diploma.
  1. Ligjet i interpretojnë si të duan në Qeveri.

Ndërsa Bedri Llapashtica, pronar i biznesit Prestige Media ndër të tjera theksoi se komunat po krijojnë vështirësi në procedurat e dhënies së lejeve të punës, veprohet me baza partiake dhe shumë padrejtësi të tjera që po u shaktohen bizneseve pa asnjë të drjetë.

Oda e Afarizmit të Kosovës i mori parasysh kërkesat e tyre dhe me këto kërkesa do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …