Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” në finalen kombëtare të mendimit kritik

Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” nga Pozherani është kualifikuar në finalen e Garës Kombëtare në kuadër të projektit “Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizmit qytetar te të rinjtë”, e organizuar nga Teach for Kosova.

Finalja do të mbahet të martën më 27 janar, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Shkollës së Mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozheran. Në këtë fazë përmbyllëse të garës, nxënësit e kësaj shkolle do të garojnë me Gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Lasgush Poradeci” nga Komuna e Malishevës.

Kualifikimi në finale përfaqëson një sukses të rëndësishëm dhe është dëshmi e angazhimit serioz, përkushtimit të vazhdueshëm dhe nivelit të lartë akademik të nxënësve, si dhe e punës profesionale të mësimdhënësve që i kanë përgatitur ata.

Kontrolloni gjithashtu

Nata e Zjarreve shënohet në Varrezat e Dëshmorëve në Viti

Në Varrezat e Dëshmorëve në Viti është shënuar Nata e Zjarreve me një aktivitet përkujtimor …