Shkolla fillore  “Abedin Rexha-Sandokani” ka kremtuar  90 vjetorin e themelimit të saj

Shkolla fillore  “Abedin Rexha-Sandokani” ka kremtuar  90 vjetorin e themelimit të saj. Në një ceremoni festive të organizuar më këtë rast ka marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi. Ai  para veteranëve të arsimit, nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe para udhëheqësve shtetërorë e lokalë ka lavdëruar punën edukative dhe arsimore të kësaj shkolle që nga themelimi i saj.

Ndër të tjera z. Thaçi në cilësinë e Presidentit, por edhe të ish-nxënësit të kësaj shkolle, ka folur edhe për rëndësinë e shkollimit në trevën e Drenicës dhe kontributin e mësuesve në përiudha të ndyshme histrorike të vështira. “Rëndësia e shkollës nuk është vetëm në vendbanimin ku gjendet, por me kuadrot që nxjerr ajo”, tha z. Thaçi

 Ai më pas falenderoi ish-mësimdhënësit e tij për kontributin në edukimin e gjeneratave të tëra, duke theksuar se mësimet dhe atdhedashurinë i ka mësuar këtu, në këtë shkollë. “Kudo që jam në Uashington apo Bruksel, mendjen, shpirtin dhe përkushtimin e kam tek ju, te vullneti juaj, te qëndresa juaj dhe te vizioni juaj”, theksoi më tej Presidenti Thaçi.

Para të pranishmëve ka folur edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili në fjalën e tij theksoi krenarinë që ndjejnë banorët e këtij lokaliteti dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, që Kosovës përveç dëshmorëve, i dhanë edhe elitën politike, i dhanë Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.

Para të pranishmëve folën edhe ministrat Arsim Bajrami dhe Enver Hoxhaj, kurse një histrorik të shkollës Abedin Rexha-Sandokani e paraqiti drejtori i shkollës Fadil Beqa.

Mysafirët të prirë nga Presidenti Thaçi vizituan edhe ambientet e objektit të ri të shkollës ku takuan shumë nxënës dhe panë nga afër punën e tyre të prezentuar me mjeshtri nga voglushet dhe voglushët.

Shkolla Abedin Rexha-Sandokani këtë vit kremtoi 90 vjetorin e themelimit në objektin e ri i cili është lëshuar në punë para disa javësh. Shkolla Abedin Rexha ka mbi 800 nxënës, ndërsa njihet edhe si shkolla ku Presidenti Hashim Thaçi ka ndjekur shkollimin fillor.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …