Shkollat në Vërban dhe Radivojcë bëhen me kabinet të informatikës, falë donacionit të bashkatdhetarit, Tahir Shabani

Falë të një donacioni të bashkatdhetarit, Tahir Shabani, komuna e Vitisë, ka bërë dy shkolla fillore të mesme të ulët me kabinete të informatikës. Me këtë rast zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori i Arsimit, Basri Aliu, kanë vizituar shkollat fillore të mesme të ulët “ 28 Nëntori” në Vërban dhe “ Nazmi Pajaziti” në Radivojcë, për të parë nga afër kabinetet e informatikës që janë kompletuar. Ata kanë falënderuar bashkatdhetarin, Tahir Shabani për këtë donacion, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e procesit mësimor në fushën e teknologjisë informative sidomos në këtë kohë të epokës digjitale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …