energji

Shkyçjet selektive të energjisë ndezin debat për diskriminim në veri dhe jug të Kosovës

Mbi 1,400 biznese në Kosovë janë shkëputur nga rrjeti elektrik, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji që i obligon ato të kalojnë në tregun e lirë të energjisë. Por ky vendim nuk po zbatohet në katër komunat veriore, ku furnizimi bëhet përmes kompanisë “Elektrosever”. Kjo kompani, ndonëse e licencuar, nuk i nënshtrohet tarifave të ZRRE-së dhe ndaj saj nuk janë marrë masa për shkyçje, edhe pse në pjesën tjetër të vendit bizneset po përballen me fatura deri në trefish më të larta. Ekspertë të ekonomisë dhe juristë po e cilësojnë këtë si diskriminim të hapur, duke theksuar se Ligji për Energjinë zbatohet në tërë territorin e Kosovës. Avokati Ardian Bajraktari thotë se ky përjashtim për veriun është antikushtetues dhe duhet të trajtohet nga gjykatat. Ndërkohë, ZRRE e pranon se në veri nuk janë ndërmarrë masa shkyçjeje, për shkak se konsumatorët nuk e kanë ndryshuar furnizuesin, por thekson se çdo konsumator në Kosovë ka të drejtë të zgjedhë vetë furnizuesin e energjisë. Për këtë çështje, Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë padi në Gjykatën Supreme, ndërsa PDK e ka dërguar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar si të padrejtë dhe të dëmshëm për ekonominë vendore. Në anën tjetër, qindra biznese në jug janë shkyçur që nga 16 gushti për mungesë kontrate me furnizues, duke shkaktuar protesta të ashpra të komunitetit të biznesit dhe akuzat e opozitës për persekutim të sektorit privat. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, LDK, si dhe shumë biznese vendore kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe rishqyrtim të procesit me transparencë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ardian Bajraktari: Gjykata Speciale duhet të shpallë të papranueshme “provat” nga regjimi i Millosheviqit

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar që Gjykata Speciale t’i shpallë të papranueshme provat e ofruara …