Christian Schmidt

Shmidt: Nëse një Bosnjë multi-etnike shtyhet drejt shpërbërjes, kjo do të shkaktojë konflikte mes Serbisë e Kosovës

Politikani gjerman,  Kristian Shmidt, i cili është Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, ka deklaruar se nëse një Bosnjë multi-etnike shtyhet drejt shpërbërjes, kjo do të ketë në mënyrë të pashmangshme një ndikim në konflikte të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, sikur është ai midis Serbisë dhe Kosovës. Shmidt i referohej lëvizjeve të udhëheqjes serbe në Bosnjë që synojnë zhbërjen e institucioneve kryesore shtetërore si forcat e armatosura të përbashkëta, autoriteti i taksave indirekte dhe organi më i lartë gjyqësor, si dhe institucione të tjera, bën të ditur agjencia Rojters.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …