Shoqata e malazezëve të Kosovës kërkojnë ndihmë nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj

Shoqata e malazezëve të Kosovës kërkon ndihmë nga kryeministri, Ramush Haradinaj

Shoqata e malazezëve të Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që në përputhje me premtimet dhe detyrimet që rrjedhin nga strategjia për integrimin dhe afirmimin e komunitetit malazez, të zgjidhë sa më shpejtë pozitën e përgjithshme të këtij komuniteti për ta mbrojtur nga asimilimi dhe zhdukja. Në deklaratë thuhet se në këto kohë malazezët janë plotësisht të pambrojtur si bashkësi etnike.

“Në këto kohë të vështira në të cilat është vendosur e gjithë shoqëria kosovare, ne malazezët jemi plotësisht të pambrojtur si bashkësi etnike, prandaj, presim që kryeministri të përdorë autoritetin e tij dhe të na ndihmojë në arritjen e të drejtave tona më themelore”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i shoqatës së malazezëve, Slobodan Vujiçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …