leoni

SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIK TË KOSOVËS: Thirrje për protestë

Për prtoestë kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale që po u bëhet ish drejtuesve të Republikës së Kosovës, bartësve të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe Shtetit të Kosovës, e cila do të mbahet ditën e diel, më 16 nëntor në Strazburg, aty ku edhe filloj kjo padrejtësi e madhe ndaj Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty ku edhe një herë në kohën e re ndërgjegja e Evropës ra në provimin e historisë.

Në mbledhjen e Kryesisë SHBPK-së me Degët e saj, të datës 12 nëntor 2025, u trajtua gjerësisht padrejtësia e  madhe që po i bëhet vendit tonë, bartësve të luftës sonë çlirimtare, luftës sonë të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kososvës, (UÇK-së).

Ish drejtuesit e shtetit, kuadrot e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa drejtësisht tash e pesë vite po mbahen të burgosur nga komploti ruso-serb që kishte kapur e gjunjëzuar ndërgjegjen evropiane. Akuzat e fabrikuara të xhelatit (Serbisë) u bënë dhe po vazhdojnë të mbeten turpi i ndërgjegjes evropiane. Ata po mbajnë në këmbë një gjykatë që po e turpëron ndërgjegjen njerëzore. Thaqi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi dhe gjithë të tjerët e kësaj ploje, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë robër të ndërgjegjes evropiane.

Kosova dhe shqiptarët kanë vuajtur shumë nga armiqtë pushtues. Po aq kanë vuajtur e po vuajnë nga vendimet e dëmshme të Evropës politike, kjo nëdrgjegje e vrarë e njerzimit.

Lufta jonë, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e pastër, çlirimtare, e denjnë për të zënë vendin tonë në nënqiellin e popujve të lirë. Kështu i kemi bërë luftërat në gjithë historinë tonë, sepse kodi ynë moral e civil jeton nëpër histori i papërlyer.

U bëjmë thirrje autoriteteve Evropiane, Këshillit të Evropës ta hedhin poshtë rezolutën me të cilën i është imponuar Kosovës formimi i kësaj gjykate të padrejtë.

Të lirohen çlirimtarët tanë.

 

Rruga Emin Duraku, nr. 1, Prishtinë

 

Prishtinë, 14 nëntor 2025

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Mr.Ali Hertica: Filozofia sociale dhe politike në Kosovë

Megjithatë, disa filozofë argumentojnë se fundi i historisë është njëkohësisht në proces, për shkak të …