leoni

Shoqeria Levizja

Shoqëria Lëvizja: Letër ngushëllimi (Për vdekjen e veprimtarit të LPK-UÇK-së, Njazi Gashi)

LETËR NGUSHËLLIMI
(Për vdekjen e veprimtarit të LPK-UÇK-së, Njazi Gashi)
E dashur familje Gashi!
Lajmi për vdekjen e babait, bashkëshortit e vëllaut tuaj, Njaziut, ka pikëlluar edhe anëtarët, dashamirët dhe drejtuesit e Shoqërisë Lëvizja. Njeriu juaj i shtrenjtë ishte edhe shoku, bashkëveprimtari e bashkëluftëtari yne në LPK-UÇK dhe pas Luftës në Shoqërinë Lëvizja. Fjala, përkushtimi, përpjekja dhe lufta e Njaziut për lirine e Kosovës shqiptare dhe të viseve të saj do të jenë kurdoher shembull dhe burim frymëzimi për të rinjtë sot dhe për brezat pas nesh. Njaziu dhe organizata ku veproi nuk pritën që lirinë t’ua sillnin shqiptarëve në pjatë, por me përpjekje, luftë e sakrifica të mëdha fituan mirëkuptimin dhe përkrahjen e mbarë kombit shqiptar dhe të botës së civilizuar për çlirimin e Kosovës nga çizmja e rëndë pushtuese.
Me jetën dhe veprimtarinë liridashëse të Veteranit të Luftës së LPK-UÇK-së, Njaziut, është krenare e bija Vigjilentja, bashkëshortja Vezirja, vëllau Shemi dhe farefisi, jemi krenarë ne shokët e bashkëveprimtarët e tij dhe shqiptarët kudo që janë.
Familjes, farefisit dhe gjithë atyre që bashkëvepruan me Njaziun Shoqëria Lëvizja u shpreh ngushëllime zemre! I paharruar kujtimi dhe nderimi për Njaziun tonë! Të qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore për të cilën jetove, veprove e luftove Njazi!
Prishtinë, më 12 gusht 2020 Shoqëria Lëvizja

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Në muajt e fundit, jemi dëshmitarë të një prishjeje të thellë të ekuilibrit institucional dhe …