leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, është meritë e qytetarëve të vendit dhe jo e liderëve

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë para dhjetë vjetëve në Kuvendin e Kosovës. Por, ishte ish-kryeministri Hashim Thaçi i cili e lexoi para deputetëve Deklaratën e Pavarësisë. Jakup Krasniqi, që në atë kohë ishte kryeparlamentar, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se ka pasur tendenca që të personalizohet shpallja e Pavarësisë së Kosovës, por kjo, sipas tij, është meritë e qytetarëve të vendit dhe jo e liderëve. Krasniqi ka komentuar edhe debatin që po zhvillohet në lidhje me flamurin e Kosovës nëse ky i njëjti duhet të vendoset “Te rrethi” në Prishtinë apo të qëndrojë aty flamuri kombëtar. “Unë shumë herë jam betuar para flamurit kuqezi dhe asnjëherë para flamurit të Kosovës. Ai është flamuri që na mbush emocione, por këtë të Kosovës duhet ta shohim si flamur të shtetit të pavarur”, ka theksuar Krasniqi. Ai ka folur edhe për punën e qeverisë Haradinaj, pjesë e së cilës është edhe partia e tij Nisma Socialdemokrate, duke thënë se pritjet i kishte më të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …