Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi: Problemi me Serbinë është dublifikimi i kadastrave, ajo ka dokumente për ngastrat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjeografi i njohur,  Shpejtim Bulliqi, ka paralajmëruar se se vështirësi edhe më të mëdha do të dalin në sipërfaqe kur të vie radha që Kosova e Serbia të demarkojnë kufirin. Ai a përmendur një dokument të cilin e ka  siguruar nga një banor i Karaçevës, e në të cilën flitet për qindra ngastra kadastrale për të cilat ka dokumentacion edhe Serbia. “Problemi me Serbinë është dublifikimi i kadastrave. Serbia ka dokumentet për ato ngastra dhe Kosova ka dokumente për ato ngastra. Tash do të shohim se cili është më i fortë. Por ne gjithnjë kemi humbur”, ka thënë Bulliqi. “E kemi shembullin me Maqedoninë në Debellde, dhe tash me Malin e Zi”, ka thënë tutje Bulliqi duke ripërsëritur se gabimi është bërë qysh në fillim kur kadastra është marrë si shembull për të demarkuar kufirin ka qenë gabim.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …