Brickos

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Bushati: Kërkesa e Bashës për thyrje xhamash destabilizim e kaos, ka për qëllim bllokimin e vettingut

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati nga Shkodra i ka cilësuar thirrjet e kryetarit të opozitës Basha për thyrje xhamash si thirrje për destabilizim e kaos, që kanë vetëm një qëllim: bllokimin e vettingut. Jemi vend anëtar në NATO dhe kandidat për në BE dhe qytetarët tanë duan të dëgjojnë alternativa dhe projekte në funksion të zhvillimit të vendit. Thirrjet për kaos nuk nderojnë askënd, për më tepër kryetarin e opozitës, të cilit nuk i shkojnë fare këto thirrje. Thirrjet për destabilitet janë në fakt thirrje për të bllokuar reformën në drejtësi”, ka deklaruar Bushati.  “Kërkesa e opozitës për qeveri teknike është jo politike dhe jo logjike. Këto kërkesa kërkojnë të shmangin axhendën e reformës në drejtësi. Kemi një rekomandim të qartë nga Komisioni Europian për integrimin e vendit në BE, por nga ana tjetër kemi një qëndrim të pakuptueshëm të PD, që synon bllokimin e vettingut, i cili është thelbi i reformës në drejtësi”, tha Bushati.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …