Protesta e opozitës ka shpërthyer
në përleshje të gjëra me policinë, ku nuk janë kursyer koktej mollotovët, gurët
e fishekzjarret. Teksa deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi mori fjalën,
disa protestues iu afruan rrethojave të Qeverisë, duke hedhur koktej mollotovi
e gurë. Policia nuk është kundërpërgjigjur, por është tërhequr disa metra prapa
në formacione të rregullta. Përpjekjet e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep
Selimi për të parandaluar këto veprime të pakontrolluara të protestuesve, nuk
dhanë rezultat. Disa prej protestuesve vazhduan të hidhnin koktej mollotovi në
drejtim të ndërtesës së Qeverisë. Më në fund, njësitë speciale u detyruan të
reagojnë, duke përdorur gaz lotsjellës. Pas shpërndarjes së turmës, përleshjet
midis protestuesve dhe Policisë u shtrinë në një perimetër prej ndërtesës së
Qeverisë deri te hotel ‘Swis Diamond’. Një numër protestuesish po vazhdojnë
veprimet në rrugën pas Teatrit Kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
