Tema të tjera...
Mirënjohje dhe respekt pa kufi për Profesorin e shquar, historianin, atdhetarin dhe idealistin, drejtorin e Radio “Kosova e Lirë”, Ahmet Qeriqi!
Që me shkrimet dhe veprat e tij në shërbim të çështjes kombëtare, ai ka lënë një pasuri kulturore dhe historike për brezat e ardhshëm, që të njohin historinë e vërtetë të kombit shqiptar.
Edhe në këtë shkrim, Profesori i nderuar, duke marrë si manifest poezinë e rilindasit Pashko Vaso me krijimin brilant “O moj Shqipëri”, jep mesazhe të fuqishme që mbeten aktuale edhe sot.
Idealisti dhe atdhetari z. Ahmet, me vizion të madh patriotik, përmes këtij manifesti të Pashko Vasos bën apel dhe dërgon një mesazh të rëndësishëm shoqëror: mbi gjithçka qëndron Atdheu, dhe për të duhet punuar, luftuar dhe jetuar, duke hequr dorë nga përçarja fetare, e cila armiqtë kanë tentuar ta shfrytëzojnë gjatë shekujve, por nuk ia kanë arritur qëllimit.
Prandaj, populli shqiptar, për të zgjidhur çështjen kombëtare dhe ribashkimin e trojeve shqiptare, duhet të ngrihet në vetëdijen patriotike të rilindësve si Pashko Vaso, Asdreni, Ndre Mjeda etj., që të jetojë si komb i plotë dhe me identitet të fortë, pasi antishqiptarët na kanë mohuar historinë dhe trashëgiminë.
Respekte për ju, shoqe e ideali Arbana Qeriqi, që herë pas here sjell shkrimet e Profesorit të nderuar Ahmet Qeriqi në shërbim të kombit shqiptar!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
