Shpresa Rama: Nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen

Shpresa Rama: Nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Rama paralajmëron se nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen. Protokollet që janë diskutuar nga grupet punuese i mbrojnë shumë mirë nxënësit në objekte shkollore. “Nëse respektohen këto protokolle fëmijët më të mbrojtur do të jenë në shkollë se në lagjet e tyre ku jetojnë. Ne jemi dëshmitarë ku fëmijët luajnë së bashku në lagje dhe është e pamundur mbyllja e tyre”, tha ajo. “Kthimi i nxënësve në shkolla është lehtë i implementueshëm në fshatra pasi maksimumi kanë 15 nxënës në klasë ndërsa ka klasë që kanë edhe pesë nxënës. Nuk është e drejtë që atyre të iu kërkojmë të bëjnë mësim online kur i kanë kushtet për të mbajtur mësim në shkollë”, thekson Rama deri sa tregon se si mund të mbahet mësimi në kryeqytet.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla paralajmëron protesta të tjera për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Sekretari organizativ i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se …