Shqipdona Mazari: Pesë vite paraburgim nuk janë drejtësi, por ndëshkim politik

Shqipdona, vajza e Nuri Mazarit, Komandant Struga, iu drejtua turmës së tubuar me një mesazh të fuqishëm, duke theksuar se sot ishin mbledhur për të rikthyer në kujtesë një kapitull të artë të jetës dhe historisë sonë kombëtare. Ajo u shpreh se çdo zemër që rrihte në atë shesh ishte e bashkuar për një qëllim të vetëm, drejtësinë dhe respektin për sakrificën. “Si bijë dëshmori, qëndroj sot para jush me nder, me përgjegjësi të madhe, por edhe me një plagë të pashërueshme”, tha ajo, duke kujtuar se lufta e çlirimtarëve u bë që asnjë nënë shqiptare të mos përjetonte më dhimbjen e humbjes dhe padrejtësisë. Sipas saj, Kosova mbetet testament i gjallë i sakrificës së tyre dhe dëshmi e përhershme e çmimit të lirisë. Duke iu referuar paraburgimit të gjatë të ish-krerëve të UÇK-së, ajo theksoi se pesë vite të kaluara në paraburgim nuk përfaqësojnë drejtësi, por ndëshkim politik. Mesazhi i saj u shndërrua në thirrje për ndërgjegjësim kolektiv dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës çlirimtare, si themel i lirisë dhe dinjitetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Të rinjtë janë forca e ndryshimit, prioriteti im do të jetë mirëqenia dhe perspektiva e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se …