Shqipe Pantina

Shqipe Pantina: Mimoza Kusari nuk e ka bërë krye në vete bisedën me Radojiçiqin, Vetëvendosja po e bën kurban

Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka kritikuar Albin Kurtin, pasi përpiqet ta minimizojë skandalin e Mimoza Kusarit,  për militantët e tij. Ajo  theksoi se qeveria Kurti ka prodhuar më shumë skandale se të gjitha qeveritë e mëparshme dhe akuzoi Vetëvendosjen për përdorimin e propagandës. Ajo pyet pse Kusari-Lila nuk u shkarkua nga pozita e saj kur u bë e ditur për bisedën. “Ky skandal nuk është vetëm përgjegjësi e zonjës Kusari, të cilën Vetëvendosja po e bën kurban pa dhimbje. Përgjegjësia është edhe e Kryeministrit, sepse Kusari nuk e ka bërë këtë bisedë as kokë më vete, as për interesat e saj personale,” tha Pantina, duke shtuar se është e rëndësishme të dihet përmbajtja dhe rezultati i bisedës.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …