Antonello De Riu: Italia rikonfirmon mbështetje për stabilitetin dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Me rastin e Ditës së Republikës së  Italisë, ambasadori Antonelo De Riu, nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për stabilitetin dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe mekanizmat ndërkombëtarë. Ambasadori De Riu theksoi angazhimin e trupave italiane në kuadër të misionit të NATO-s për të mbështetur sigurinë e Kosovës, pavarësisht rreziqeve për personelin, siç u dëshmua gjatë ngjarjeve të majit 2023 në Zveçan. Ai theksoi rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar që Serbia të përmbushë përgjegjësitë e saj për sulmin në Banjska dhe që Kosova të vazhdojë me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …