Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen dy partnerët më të rëndësishëm politikë e ekonomikë nga qytetarët e Kosovës

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen dy partnerët më të rëndësishëm politikë e ekonomikë nga qytetarët e Kosovës

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen dy partnerët më të rëndësishëm politikë e ekonomikë nga qytetarët e Kosovës. Këtë e tregon një sondazh mbarëkombëtar në Kosovë nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar, i publikuar ditë më parë. Rreth 93% e të anketuarve e shohin Shqipërinë dhe Amerikën si partnerët politikë më të rëndësishëm të Kosovës, pasuar nga Gjermania me 92% dhe Turqia me 84%. Pothuajse në të njëjtën nivel Shtetet e Bashkuara (93%) dhe Shqipëria (92%) shihen edhe si partnerët më të rëndësishëm ekonomikë. Lista vijon me Bashkimin Evropian (92%), Turqinë (88%) e Maqedonia e Veriut (70%). Në masë të madhe të të anketuarve, rreth 93%, mendojnë se politika e jashtme duhet të jetë pro-perëndimore dhe pro-Bashkimit Evropian. Ky mendim është në rritje në krahasim me shtatorin e vitit 2021, kur të njëjtin mendim për linjën e politikës së jashtme e kishin 66% e të anketuarve. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …