Shqipëria është aleat i përjetshëm i Kosovës dhe do të jetë pranë saj në çdo moment, thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë vizitës në Kosovë,  ka dhënë një mesazh në lidhje me kërcënimet që po bëhen nga Serbia drejt  integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë. Në lidhje me kërcënimet për një sulm tjetër si ai i 24-shtatori të vitit të kaluar në veri, Hasani ka thënë se Shqipëria është aleat i përjetshëm i Kosovës dhe do të jetë pranë saj në çdo moment. Shqipëria do të jetë këtu, pranë Prishtinës dhe shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon, në kufijtë e  Kosovës, andaj  bëjmë thirrje gjithë aktorëve e faktorëve që jetojnë në shekullin 21 nuk i qohet ushtria fqinjit në kufi.  Garancia më e madhe për Kosovën është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë e saj, ka deklaruar mes tjerash, ministri, Igli  Hasani në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Shvarc.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …