Personeli i Ministrisë së FSK-së që zhvillon aktivitete ushtarake e zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, do të mund të udhëtojë pa viza

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, do të mund të udhëtojnë pa viza. Ai ka thënë se lajmi iu ka  kumtuar sot nga nënkoloneli Stiv Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes.  Ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtet-ndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti.  Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë”, thuhet në postim, të ministrit, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …