leoni

Shqipëria forcon flotën ajrore, KAYO ngarkohet me trajnimin e pilotëve luftarakë

Shqipëria synon të rrisë kapacitetet e saj ajrore duke shtuar numrin e pilotëve të avionëve luftarakë dhe të kontrollorëve të fluturimit. Për realizimin e këtij qëllimi, është ngarkuar shoqëria shtetërore “KAYO”, e cila do të merret me organizimin e programeve të edukimit dhe trajnimit. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon që KAYO të negociojë me subjekte private, vendase apo të huaja, që plotësojnë kushtet ligjore dhe teknike për ngritjen e këtyre kapaciteteve. Trajnimi do të zhvillohet përmes simulatorëve fluturimi dhe helikopterëve mësimorë, ndërsa do të përfshijë edhe përgatitjen e trajnerëve dhe specialistëve të kontrollit të fluturimit. Sipas vendimit, e drejta e menaxhimit të strukturave të trajnimit mbetet ekskluzivisht në duart e “KAYO”-s, e cila ruan gjithashtu pronësinë mbi objektet e ndërtuara. Ky hap konsiderohet strategjik për realizimin e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova s’mund të qëndrojë më gjatë në bllokadë, Vetëvendosje duhet t’i hapë rrugë zgjidhjes

Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë nga Uashingtoni, Adrian Shtuni, ka deklaruar se Kosova …