leoni

Shqipëria hap tetë kapituj të rinj negociatash me BE-në: Fokus në konkurrueshmëri dhe zhvillim gjithëpërfshirës

Bashkimi Evropian do të mbajë të enjten në Bruksel Konferencën e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë, ku pritet të hapen negociatat për tetë kapituj të rinj nga grup kapitulli i tretë, që fokusohet në konkurrueshmëri dhe zhvillim gjithëpërfshirës. Këta kapituj përfshijnë fusha thelbësore si politika ekonomike dhe monetare, punësimi dhe çështjet sociale, tatimet, arsimi dhe kultura, bashkimi doganor, media dhe transformimi dixhital. Përparimi në këto fusha është thelbësor për garantimin e stabilitetit fiskal, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe përfshirjen aktive të Shqipërisë në iniciativat evropiane për kërkim, arsim dhe dixhitalizim. Qeveria shqiptare synon që brenda vitit 2025 të hapen të gjithë grupkapitujt e mbetur, duke pasur si objektiv përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …