Shqipëria iu ka përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin dhe qëndrimit të BE-së

Shqipëria iu ka përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin dhe qëndrimit të BE-së

Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaron se vota pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje. Shqipëria iu ka përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin, bazuar në një numër të konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Europian”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. Rezoluta e parashtruar nga Egjipti thotë në tekst se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Kriza e veriut po përdoret si kapital politik, mobilizimet e shpeshta po thellojnë ndarjen

Mobilizimet e shpeshta të qytetarëve serbë në veri të Kosovës, të thirrura nga Lista Serbe …