Shqipëria ka mundur Poloninë me rezultat të pastër, 2-0

Shqipëria ka mundur Poloninë me rezultat të pastër, 2-0

Shqipëria ka marrë fitoren më të rëndësishme në shtatë vitet e fundit, pasi ka mposhtur Poloninë me rezultat të pastër 2-0. Jasir Asani dhe Mirlind Daku realizuan golat e fitores për kuqezinjtë që tani e shohin vetën në krye të Grupit E me 10 pikë të grumbulluara. Në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme ku nuk kishte asnjë vend të lirë pas të gjitha biletat ishin shitur. Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje Pas përfundimit të ndeshjes futbollistët dhe tifozët dhuruan një shfaqje spektakolare nga festa e tyre.  Në sfonde ishte kënga e pavdekshme e Shkurte Fejzës ‘Mora fjalë’ këngë që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jasharit. Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik u afruan te tifozët për të festuar derisa këndonin këngën e komandantit legjendar,  Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Shpëtim Zeqir Robaj (15.10.1957 - 30.9.1998)

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të Kombit, Ass.Dr. Shpëtim Robaj

Mbahet Akademinë përkujtimore në shënim dhe nderim  të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit të …