Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkon nga trupi gjykues, që t’i pranojë dëshmi edhe të personave të vdekur apo të sëmurë

Prokuroria e Gjykatës Speciale  i ka dorëzuar një kërkesë trupit gjykues, në Hagë,  që t’i pranojë dëshmitë e  gjashtë dëshmitarëve, të cilët kanë  vdekur ose që janë të sëmurë dhe nuk mund të dëshmojnë në Hagë. Disa prej këtyre dëshmitarëve janë serbë, e disa të tjerë  shqiptarë. Në disa raste, dëshmitë që Prokuroria kërkon të pranohen janë atë të institucioneve të  drejtësisë në Beograd. Në mesin e qershorit të vitit 1999, një serb nga Prizreni pretendon se e kanë  ndaluar e rrahur  pjesëtarët e  UÇK-së. Ai ndodhinë e kishte rrëfyer tek autoritetet serbe në vitin 2002, të cilat më pas janë përdorur, kur dëshmitari u mor në pyetje nga Task Forca Hetimore. Dëshmitari tanimë ka vdekur dhe Prokuroria kërkon që dëshmia e tij të merret parasysh gjatë procesit. Një tjetër serb që ka ndërruar jetë, kishte dhënë dëshmi për disa pretendime për krime lufte në fshatin, Zoçisht. Prokuroria ka kërkuar që të merren parasysh deklaratat që dëshmitari i kishte dhënë në Tribunalin e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …