Shqipëria për të dytin vit me radhë do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork

Republika e Shqipëria për të dytin vit me radhë do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tregoi edhe dy objektivat që do t’i prezantojë në takimin e parë të shtatorit. E para lidhet me ngritjen e një platforme bashkëpunimi për ndihmat humanitare, dhe së dyti do të kërkojë një debat të hapur të nivelit të lartë për agresionin rus ndaj Ukrainës. Shqipëria nesër fillon Presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të OKB. Kjo Presidencë shqiptare Këshillit të Sigurimit vjen në një moment vërtetë të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash e konfliktesh shumë serioze, që nga Ukraina e deri tek kriza e pasigurisë së ushqimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe politikave që ndjek Rusia, që nga Jemeni, Sudani e Lindja e Mesme në tërësi, e deri tek kriza e pasiguria që mbizotëron sot në Sahel”, tha ministrja, Olta Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …