Të premten, më 1 shtator, promovohet libri  “Frikë & Urrejtje” i autorit Fatmir Sadikut

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Klubin Letrar “Jeronim De Rada” të po kësaj komune, nesër më 1 shtator, bëhet promovimi i librit “Frikë & Urrejtje” të autorit, Fatmir Sadiku. Libri pasqyron propagandën, diskriminim dhe dhunës sistematike e të mirë organizuar nga Serbia kundër popullit shqiptar në trojet e tij etnike të mbetura nën pushtetin e Jugosllavisë në njërën anë dhe rezistencën e popullit shqiptar në anën tjetër, e cila kulmoi luftën e armatosur të drejtuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Libri “Frikë & Urrejtje”, i autorit, Fatmir Sadiku, do të promovohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj, duke filluar në ora 18.00.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …