Kryetari Ramosaj së bashku me Drejtorinë e Arsimit, mbajtën një takim pune me drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Drejtorinë e Arsimit, mbajtën një takim pune me drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj ju uroi fillim të mbarë të procesit mësimor për vitin e ri shkollor dhe kërkoj përkushtim maksimal në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që u takojnë. Jemi shumë të interesuar dhe të përkushtuar për rritjen e cilësisë në sistemin tonë arsimor në të gjitha nivelet. U diskutua për rolin e prindërve dhe të komunitetit në këtë proces si dhe mbarëvajtjes së sigurisë në shkolla dhe zbatimit të planprogrameve brenda dhe jashtë shkollore. Gjithashtu, prezantuan ecurinë e projekteve të komunës së Deçanit në vazhdim dhe atyre të planifikuara gjatë këtij viti në fushën e arsimit. Kryetari Ramosaj shprehi gatishmërinë e komunës dhe të DKA-së, për t’u dalë në ndihmë institucioneve shkollore në të gjitha aspektet dhe të mbesim të përkushtuar që të rrisim edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë, ka thënë kryetari Ramosaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …