Shqipëria po kthehet në destinacionin turistik për t’u vizituar gjatë një krize globale çmimesh

Shqipëria po kthehet në destinacionin turistik për t’u vizituar gjatë një krize globale çmimesh

Shqipëria po kthehet në destinacionin turistik për t’u vizituar gjatë një krize globale çmimesh. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 670 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar në periudhën Janar-Mars, shifër 30% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas operatorëve të industrisë së turizmit, këta vizitorë do të kenë një impakt të ndjeshëm në sezonin turistik. Shqipëria ofron çmime të përballueshme për turistët por cilësia e shërbimeve mbetet ende dobët. Vendi nuk po e shfrytëzon kështu potencialin e plotë dhe aktualisht nuk mund të konkurrojë Kroacinë apo Greqinë. Ndryshe nga viti i shkuar, ku ishin shqiptarët nga rajoni që zunë peshën kryesore të turistëve të huaj në vend, shifrat e parë të këtij viti tregojnë për një ri zgjim të interesit nga ana e italianëve dhe grekëve, ndërsa janë afruar më të shumtë edhe vizitorët nga vende si Anglia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Dita)

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …