Ashtu sikur shumë shtete anekënd botës, edhe Shqipëria është duke u përballur kohëve të fundit me rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve të infektuar me virusin korona. Njoftohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar edhe një mijë e 801 qytetar të infektuar nga ky virus ndërkohë që kanë vdekur katër qytetar të tjerë. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 303 qytetar. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se për momentin, janë 12 mijë e 283 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
