Autoritetet shtetërore në Kazakistan kanë arrestuar 5 mijë qytetar të dyshuar për pjesëmarrje në trazira

Autoritetet shtetërore në Kazakistan kanë arrestuar 5 mijë qytetar të dyshuar për pjesëmarrje në trazira që patën për pasojë vrasjen e dhjetëra protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të rendit. Ministria e Brendshme e Kazakistanit, e cituar të dielën nga media lokale, tha se vlerësimet fillestare tregojnë se dëmi i shkaktuar ndaj pronës shtetërore dhe private është rreth 175 milionë euro. Më shumë se 100 biznese dhe banka u sulmuan dhe plaçkitën dhe më shumë se 400 automjete u shkatërruan, citohet të ketë thënë ministria e Brendshme e Kazakistanit, njofton Radio Evropa e Lirë. Po ashtu njoftohet se më shumë se 1,000 njerëz në rajone të ndryshme u plagosën si pasojë e trazirave. Prej tyre, pothuajse 400 u shtruan në spital, me 62 persona në kujdes intensiv, citohet të ketë thënën Ministria e Shëndetësisë së Kazakistanit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …