Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares Vjosa Osmani e cila nga sot më nuk do ta ketë këtë post. Ai ka thënë se kjo kryetare ka qenë në shërbim të kryeministrit, Albin Kurti për kontrollimin e institucioneve dhe përqarjen e kombit shqiptar. “Kryetarja, Vjosa Osmani e ka luajtur vazhdimisht rolin e atasheut mbrojtës. Arritja e saj e vetme është që ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit dhe manipulimin e popullit shqiptar,” ka theksuar ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
