Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Në Republikën e Albinit, ata që kanë luftuar kundër Serbisë nuk meritojnë asgjë

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për përjashtim dhe përbuzje ndaj atyre që kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare dhe forcave politike të dala prej saj. “Në Republikën e Albinit, patriotizmi është faj e servilizmi është meritë”, ka shkruar Arifi.  Sipas tij, për kryeministrin Kurti “ata që kanë qenë me Hashim Thaçin, PDK-në apo AAK-në, pra ata që kanë luftuar kundër Serbisë, sot nuk meritojnë asgjë nga shteti. Përkundrazi, shpërblehen me përbuzje e ndëshkim”. Arifi shtoi se ndërkohë, të tjerët që Kurti i sheh si votues potencialë “qetësohen me ndonjë lëmoshë buxhetore, sa për t’i mbajtur të heshtur”. Ai kritikoi edhe deputetët që, sipas tij, “dikur premtonin drejtësi e dinjitet, ndërsa sot votojnë buxhete diskriminuese me urdhër nga shefi i madh”. “Në Republikën e VV-së çmenduria dhe poshtërsia nuk kanë kufij. Kjo tregon se Albini e urren luftën çlirimtare, i urren çlirimtarët dhe gjithçka që nuk mund ta kontrollojë. Dhe çlirimtarët, as Serbia nuk arriti t’i kontrollojë”, përfundon reagimi i Arifit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale kritikon mbrojtjen e Thaçit për vonesa – mbrojtja kthen akuzat ndaj Prokurorisë për të njëjtat probleme

Trupi gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit …