leoni

Shaip Kamberi

Shqiptarët e Kosovës Lindore do të marrin pjesë për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në Kuvendin dhe institucionet e Serbisë

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi mbahen me tre prill  dhe shqiptarët e Kosovës Lindore si zakonisht do të marrin pjesë për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në Kuvendin dhe institucionet e Serbisë.   Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës  u paraqitën me një listë të përbashkët, në zgjedhjet e 3 prillit shqiptarët kanë:  Koalicionin e Shqiptarëve të Luginë dhe Alternativën për Ndryshim. Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, tani bartës i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, tha se zgjedhjet parlamentare në Serbi gjithmonë kanë qenë sfidë për partitë politike shqiptare atje. Fatkeqësisht, kësaj radhe  nuk kemi një listë të përbashkët, por votojmë me dy lista të ndara. Ne synojmë të kemi tri mandate në Parlamentin e Serbisë dhe ligji e mundëson këtë, por ne nuk po e shfrytëzojmë. Qeveria e Serbisë ka vendosur që një pjesë e serbëve të Anamoravës, nga ana e Kosovës, të votojnë në Bujanoc, dhe kjo mund të ndikojë në destabilizimin e Bujanocit. Nuk e kuptoj pse qeveria e Serbisë i ka sjell serbët të votojnë pikërisht këtu, e jo në vendbanime serbe. Kjo mund ta rëndojë situatën këtu, në ditën e zgjedhjeve. Shaip Kamberi kritikoi qeverinë serbe edhe për pasivizimin e adresave të shqiptarëve, pasi kjo ka ndryshuar strukturën e banimit në Bujanoc dhe kjo do të ndikojë edhe në përfaqësimin rajonal dhe qendror të shqiptarëve në këtë lokalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …