Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit

Shqiptarët e Kosovës Lindore kërkojnë që në bisedimet finale Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për fatin e tyre

Shqiptarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës, po kërkojnë që në bisedimet finale Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për fatin e tyre. Por kërkesa e tyre nuk do të realizohet. Këtë e ka konfirmuar shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi. Regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, ka nisur një fushatë përmes rrjetit social me anë të së cilës po kërkon përfshirjen e Kosovës Lindore në këto bisedime. Saqipi thotë se po kërkojnë të drejta të barabarta me serbët siç i kanë këta të fundit në Kosovë. Ndërkaq, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra” thotë se shqiptarët Kosovës Lindore janë harruar nga politikanët kosovar. Sipas tij është momenti i duhur që për këtë çështje të diskutohet. Ndërsa Avni Arifi, thotë se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar me palën serbe gjatë bisedimeve në Bruksel. Në Kosovë jetojnë rreth 20 mijë shqiptar të cilët janë shpërngulur nga Presheva Medvegja dhe Bujanoci.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …