Miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet, sepse ai angazhohet për Shqipërinë e Madhe, thotë Vulini i dëshpëruar

Aleksandar Vulin thotë se kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë i vështirë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se arritja e një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë i vështirë. Sipas tij, shqiptarët nuk janë gati për të dhënë asgjë në negociatat e Brukselit. “Prishtina po i thërret Shtetet e Bashkuara, sepse ajo po don të fitojë mbështetje sa më shumë nga fuqitë e madhe, të cilat janë në anën e saj. Ata duan të gjitha, dhe nuk duan të japin asgjë”, ka thënë Vulin për Radio Televizionin e Serbisë. Ai shtoi se kompromisi për të cilin po flet Prishtina,  nuk është i mundur. Sa i përket deklaratës së kryeministrit, Ramush Haradinaj që në procesin e bisedimeve finale me Serbinë, të involvohen edhe SHBA-të, Vulin thotë se kjo po bëhet, pasi që Haradinaj po e sheh se ata janë në një rrugë pa krye.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …