Shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore të mbetura nën Serbi do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore të mbetura nën Serbi do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore,  aktualisht nën Serbi,  do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që pritet të mbahen më 3 prill. Partitë shqiptare do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.

Për shkak të dallimeve politike, ato thonë se nuk kanë arritur të merren vesh për një listë të përbashkët, ashtu sikurse në zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët janë bashkuar për herë të parë dhe kanë fituar tri ulëse në Kuvendin e Serbisë. Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, bartës të listës e ka deputetin aktual, Shaip Kamberi. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se lista që udhëheq ai, përbëhet nga tri parti shqiptare dhe se ka dhjetë kandidatë. Kamberi, i cili disa herë ka dalë në qendër të vëmendjes për fjalimet përpara Kuvendit të Serbisë, thotë se synon të vazhdojë trysninë mbi autoritetet e Serbisë për, siç shprehet, përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Tri komunat me shqiptarë, që ndodhen  në jug të Serbisë janë Medvegja, Presheva dhe Bujanoci.  Shqiptarët atje ankohen, tash e sa kohë, për pasivizim të adresave të tyre dhe mosrespektim të të drejtave nga zyrtarët serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …