Komunat e udhëhequra nga serbët,
po pengojnë punësimin e shqiptarëve në administratat komunale. Ndonëse Qeveria
e Kosovës ishte dorëlirë në krijimin e plot komunave të reja serbe, shqiptarët
që kanë mbetur pjesë e këtyre komunave nuk kanë përfaqësim të barabartë. Komuna
e Graçanicës, që shtrihet vetëm disa kilometra në jug të Prishtinës, ka të punësuar
vetëm 1 shqiptar në administratë. Përfaqësuesi i PDK-së në Graçanicë, Arton
Smajli ka kritikuar kryetarin serb, Vladeta Kostiq, i cili sipas tij, nuk ka
konkretizuar asgjë rreth punësimit të shqiptarëve. Ai ka shtuar se shqiptarët,
edhe pse janë komuniteti i dytë për nga numri në këtë komunë, kanë vetëm 1
person të punësuar dhe dy të tjerë me kontratë mbi vepër.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …