Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton se forcat ruse kanë shënjestruar mbi 30 vendbanime

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton se forcat ruse kanë vënë në shënjestër të sulmeve të tyre mbi 30 vendbanime të Ukrainës. Po ashtu kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, forcat ruse kanë lëshuar pesë raketa, kanë bërë 23 sulme ajrore dhe deri në 60 sulme me raketa. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton më tutje se trupat ukrainase po i shmangin sulmet e përsëritura ruse në qytetin strategjik lindor të Bakmutit. Ndërkohë, presidenti i vendit, Volodimir Zelenski ka deklaruar se trupat ukrainase po vazhdojnë ta mbajnë qytetin strategjik lindor të Bakmutit, pavarësisht sulmeve të përsëritura ruse, ndërsa situata në rajonin më të madh të Donbasit mbetet shumë e vështirë, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ndërhyri 80 herë nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se gjatë javëve të fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në shuarjen …