Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të vendoset në rreth-rrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të vendoset në rreth-rrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, te ndërtesa e Komunës. Këtë lajm e konfirmoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës. Edhe bulevardi në të cilin gjendet rreth-rrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar. Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …