Gjykata e Lartë në Beograd nuk e ndryshon masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj po vazhdon të mbahet i paraburgosur në Serbi që nga janari i këtij viti

Qytetari i Kosovës, Nezir Mehmetaj, që nga janari i këtij viti vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Serbi, si i dyshuar për krime lufte nga autoritetet serbe. Vëllai i tij, Valon Mehmetaj thotë se ndryshimet në skenën politike po ndikojnë në rastin e Nezirit dhe përpjekjet për kthimin e tij në Kosovë. Gjykata në Beograd ia vazhdoi paraburgimin për tre muaj, derisa mbrojtja është duke pritur vendimin e Apelit pas ankesave që ka bërë. Avokati i Mehmetajt, Ahmed Delimegjac, thotë se ai po mbahet në paraburgim për muajin e tretë pa asnjë provë. Tutje ai shtoi se duke marrë parasysh rrjedhën e procedurave të deritanishme, nuk është optimist që Mehmetaj do të lirohet në këtë kohë. E provën kryesore që, sipas tij, dëshmon për pafajësinë e Mehmetajt, Prokuroria në Beograd po e fsheh.

Kontrolloni gjithashtu

FSK forcohet dhe bashkëpunon me KFOR-in, Maqedonci takon Admiral Wikoff

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot komandantin e Komandës së Forcave të …