leoni

Shtrenjtimi i energjisë rrezikon largimin e investitorëve dhe eksodin e të rinjve nga Kosova

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe kalimi i menjëhershëm në tregun e hapur po paraqesin rrezik serioz për stabilitetin ekonomik të Kosovës. Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe analistë politikë kanë paralajmëruar pasoja të rënda, përfshirë largimin e kompanive të huaja dhe shtimin e emigrimit të të rinjve. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se disa kompani të huaja tashmë kanë paralajmëruar zhvendosjen në Maqedoninë e Veriut për shkak të çmimeve të papërballueshme të energjisë. Kjo situatë po detyron edhe bizneset vendore të ndalin investimet dhe mund të ndikojë negativisht në prodhim dhe punësim. Përveç rritjes së kostove, kjo goditje mund të çojë në humbjen e tregjeve për produktet vendore dhe të thellojë varësinë nga importi. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun në rritje të largimit të të rinjve, pavarësisht rritjes së pagave në sektorin privat. Ndërkaq, analisti Afrim Kasolli e cilëson vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji si të nxituar dhe të pambështetur në infrastrukturë dhe përgatitje të duhur. Ai thotë se aplikimi i menjëhershëm i kalimit në treg të hapur është duke goditur rëndë bizneset dhe mund të shkaktojë pasoja të rënda ekonomike dhe shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ardian Bajraktari: Gjykata Speciale duhet të shpallë të papranueshme “provat” nga regjimi i Millosheviqit

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar që Gjykata Speciale t’i shpallë të papranueshme provat e ofruara …