Shtyhet afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmëve nga vërshimet

Sektori për Emergjenca në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Malishevës njofton të gjithë personat juridikë dhe fizikë se afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e javës së kaluar është shtyrë deri më 21 janar 2026 (e mërkurë).

Vendimi për shtyrjen e afatit është marrë për shkak të numrit të madh të kërkesave, si dhe për shkak se një pjesë e qytetarëve, për arsye objektive, nuk kanë mundur ende t’i paraqesin kërkesat e tyre.

Kërkesave obligativisht duhet t’u bashkëngjitet dokumentacioni përcjellës:

• kopje e letërnjoftimit

• numri i llogarisë bankare

Afati fillestar ka qenë deri më 16 janar, por është shtyrë për të mundësuar përfshirjen e të gjithë të dëmtuarve, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i parë për nder të manifestimit kulturor dhe përkujtimor “Flaka e Janarit”

Në Rahovec është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizues për nder të manifestimit kulturor …