Shtyhet seanca për gjykimin e kacafytjes së deputetëve

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka dështuar seanca, në të cilën ishte paraparë gjykimi i rastit të kacafytjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2012. Në këtë përleshje, sipas aktakuzës, kishin marrë pjesë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deputeti, Rexhep Selimi si dhe ish-deputeti, Florin Krasniqi që sulmuan deputetin nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu. Ndonëse ftesës së gjykatës iu përgjigjen Haxhiu dhe Selimi, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nuk u paraqit në seancë. Kjo bëri që gjyqtari, Vesel Ismajli të anulojë seancën, duke thënë se Visar Ymeri nuk ka njoftuar me shkrim për mungesën e tij. Me këtë rast, seanca është shtyrë për muajin prill, kur Visar Ymeri mund të sillet me detyrim në Gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …